Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka dalë me një reagim për të cilin thotë se pse akoma nuk janë hapur shkollat në vend pas mbylljes si pasojë e pandemisë Covid-19, transmeton televizioni Opoja.

“Rastet e reja dhe vdekjet nga Covid-19 në rritje. Por hapja vazhdon! Hapen kafiteritë, hapen xhamitë, hapen aeroportet. Do hapen e sallonet e dasmave. Mirë shumë!. Po me shkollën ç’patët. Nuk u hapën dot. U hapên 1 javë klasa e 9 dhe 12 e u mbyllên sikur të ishin vatra të infeksionit “.

“Testet e maturës etj u shtynë për muajin Gusht. Se sa alergjik jemi për fjalën shkollë aq sa as autoshkollat s’po lejohen të punojnë. Po mirë se ashtu në. Kosovë shkolla nuk është kriter për të arritur majat e suksesit. Dikujt si duket po i nevojitet që ky vend të prodhoj njerëz sa më pak të padijshëm për ti sunduar”, ka shkruar Avdyli në rrjetin social Facebook.