TV OPOJA
Ekonomi

Haradinaj: Prodhimi është sfidë, bizneset mos t’i rrisin çmimet

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se prodhuesit vendorë kanë qenë të sfiduar gjatë punës së tyre dhe janë përballur me probleme të ndryshme.
“Prodhimi është sfidë dhe prodhuesit kanë qenë të sfiduar”, tha Haradinaj në Konventë e Prodhuesve të Kosovës të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Ai ka përmendur disa zona ekonomike të cilat shihen si mundësi për investimeve të bizneseve.

Kryeministri Haradinaj duke folur për taksën për taksën e vendosur për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ka thënë se ky propozim ka ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Ai ka treguar se në Kosovës operojnë 100 operatorë nga Serbia, ndërsa nga Kosova në Serbi nuk operon as një.
Haradinaj ka thënë se prodhuesit vendor duhet ta shfrytëzojë rastin, por nuk duhet ti rrisin çmimet.
“Shfrytëzojeni e keni para vete, por mos e keqpërdorni, mos i rritni çmimet pa nevojë, e edhe ju paguani një çmim. Tregtarët ti japin përparësi prodhimeve të vendit nëpër rafte”, tha ai.

Lajme të përafërta

Sa janë të mjaftueshëm 33 cent në ditë për fëmijët në Kosovë?

TV OPOJA
November 10, 2018

Zv.ministri i Financave paralajmëron ulje të pagave në sektorin publik

TV OPOJA
October 6, 2020

Pse nuk po zbatohet në tërësi kodi +383?

TV OPOJA
November 6, 2018
Exit mobile version