TV OPOJA
Kosova

Haradinaj: Mbajmë përgjegjësi dhe ndihemi fajtor pse s’ka ndodhë liberalizimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se për procesin e liberalizimit të vizave mbajnë përgjegjësi dhe ndihen fajtor pse nuk ka ndodhur deri më tani.
Ai këto komente i ka bërë në një takim me studentët e Fakultetit Filozofik, duke shtuar se kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave janë plotësuar.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, kryeministri Ramush Haradinaj ka mohuar të jetë kundër integrimit të Luginës së Preshevës me Kosovë.
Ai ka treguar se njohja e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në Kosovë, është diskutuar edhe në Bruksel.

“Njohja e diplomave është diskutuar në Bruksel. Por me rëndësi është që ju të studioni”, ka theksuar Haradinaj.
Ai nuk e ka lënë pa e përmendur edhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se Qeveria e mban një përgjegjësi të madhe për të, por sipas tij, është një ekip i caktuar nga ekzekutivi për dialog me Serbinë.
Sipas tij, Qeveria nuk është e tërhequr nga dialogu, por përfaqësimin e shtetit e ka sipas kushtetutës presidenti Hashim Thaçi.
I pyetur për taksën e importit ndaj mallrave serbe dhe boshnjake ka thënë se ky vendim nuk ka qenë çështje qejfi, për shkak të fushatës së egër që po e bënë Serbia sipas tij, si dhe për bllokadën energjetike.
Haradinaj se ky vendim mundet me mbet gjatë dhe me u ngritë si taksë.
“Nëse zhbllokohet çështja e energjisë mund të negociohet taksa 10 për qind. Për qasjen e ushtrisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, në bazë të ligjeve sipas kryeministrit nuk ka asnjë kufizim”, ka shtuar ai.

Lajme të përafërta

Nexhat Daci thotë se Ujmani nuk mund t’i merret Kosovës

TV OPOJA
October 31, 2018

Djathi i Sharrit i mbrojtur përmes treguesit gjeografik!

TV OPOJA
November 21, 2018

Kryesia e LDK-së në Zvicërr

TV OPOJA
November 4, 2018
Exit mobile version