TV OPOJA
Ekonomi

Haradinaj: KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike, duke thënë se është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Ai ka shkruar në Facebook se është i papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.
“Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë. Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak”, ka shkruar ai.

Lajme të përafërta

Botohet libri studimor Proza eksperimentale – rasti i Pashkut nga studiuesja Dr.Manjola Brahaj Halili.

TV OPOJA
April 29, 2019

Dialogu dëmtoi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

TV OPOJA
December 9, 2018

Hatim Baxhaku i reagon deputetit Haxhi Avdyli: Mos u bë më katolik se papa

TV OPOJA
November 8, 2021
Exit mobile version