Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka përkuajtur Ismail Qemailin në 100 vjetorin e vdekjes.

Haradinaj e ka cilësuar Qemailin si frymëzim për atdhetarët, dhe emblemë e Shqipërisë.

Kryeministri tutje ka shkruar se si kryetar i Qeverisë shqiptare, ai bashkoi shqiptarët me idealet e lirisë.

“Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Ismail Qemaili ishte kryeministri i parë shqiptar, i cili njëerhësh shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 1912.