Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në konferencën e 9-të “ ‘FSK dhe Partnerët’ të organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Haradinaj ka thënë se FSK nuk do të zëvendësoj as KFOR-in e as NATO-n, por se mirëpret një bashkëpunim me këto dyja.
Ai ka theksuar se Kosovën e pret një proces i gjatë dhe i vështirë deri në tranzicion të FSK-së në ushtri.
Më poshtë një pjesë e fjalimit të Haradinajt:
Pozicioni i FSK-së është demokratik dhe është një proces gradual, ky tranzicion do të kontribuoj në sigurinë rajonale dhe globale, do të dëshmojë pjekurinë e gatishmërinë tonë për të marr përgjegjësi më shumë së bashku.
Nuk ka dyshim se tranzicioni do të siguroj shumë-etni dhe profesionalizëm. Është e papranueshme të kërcënohen njerëzit e pafajshëm, e familjet e pjesëtarëve të një organizate apo institucioni në shtetin tonë. Disa qëndrime janë të rëndësishme të dëgjohen edhe një herë. FSK nuk do të zëvendësoj KFOR-in, e KFOR-i është i mirëseardhur në shtetin tonë, FSK nuk do ta zëvendësoj as NATO-n, prania e NATO-s është gjithmonë e mirëseardhur në shtetin tonë dhe ne dëshirojmë t’i bashkangjitemi kësaj organizate, dëshirojmë të shërbejmë me ju.
FSK me tranzicion do të jetë e gatshme të shërbej me forcat e juaja kudo në botë. Kurdo që ju thoni, ne jemi të gatshëm të shërbejmë, Kosova është e gatshme.
Duke parë këtë gatishmëri të Kosovës, mund të konfirmoj që mbështetja juaj për profesionalizmin, e praktikat e mirë të forcës janë të vlefshme dhe një investim i vlefshëm që keni bërë për Kosovën.
Ne jemi të gatshëm të bëhemi anëtar të INTERPOL-it por edhe NATO-s.
Është një rrugë e gjatë përpara sepse tranizicioni është proces i gjatë, por kërkoj nga secili shtet i NATO të shfrytëzoj këtë rast dhe të ftoj Kosovën në ekipet tuaja.