TV OPOJA
Aktuale

Haradinaj: Do ta prezantojmë draft-librin e madh për marrëveshjen obligative me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do t’ia prezantojë Kabinetit Qeveritar, draft-librin e madh me kapituj, një bazë e fortë institucionale për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ky projekt voluminoz është bazament pune për ekipin negociator në fazën e ardhshme të dialogut dhe është mbështetje e fuqishme për këtë ekip”.

“Në mbledhjen e radhës së Qeverisë, do të prezantojmë para Kabinetit Qeveritarë, draft-librin e madh me kapituj, një bazë e fortë institucionale për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.

“Javët e fundit, kam angazhuar një ekip të madh kolegësh të cilët kanë punuar intensivisht që ky dokument të jetë një draft final që përfshinë të gjitha temat e rëndësishme për të cilat ne duhet të dialogojmë me Serbinë. Ky dokument, është dokument i gjallë e i cili në ditët në vijim do të prezantohet tek të gjitha pjesët e shoqërisë sonë në mënyrë që të plotësohet dhe të përfshijë të gjitha temat, që sigurojnë avancim të ofertës sonë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Telegrafi.

“Në ndërkohë, këtë material tashmë ua kam dërguar të gjithë liderëve të partive politike në Kosovë, vendeve të Quintit dhe Zyrës së BE-së”, ka thënë kreu i Qeverisë së vendit.

Ai më tej ka thënë se “Ky projekt voluminoz është bazament pune për ekipin negociator në fazën e ardhshme të dialogut dhe është mbështetje e fuqishme për këtë ekip”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe se tani është koha që ky dialog të finalizohet, duke respektuar kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e vendit”.

“Dialogu është detyra e radhës për ta përfunduar konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe ngjashëm si për temat e mëdha të vendit edhe këtu na duhet një unitet i plotë. Uniteti na forcon të gjithëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për Draft-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate lidhur me dialogun me Serbinë. 

Lajme të përafërta

Dalin online detajet e Galaxy X, telefonit të palosshëm të Samsung

TV OPOJA
November 22, 2018

Ky është numri i pakove me fletëvotime që KQZ ka pranuar për Dragashin deri më tani

TV OPOJA
December 3, 2021

Kryetari Shabani ka nënshkruar marrëveshje me Caritasin Zviceran për promovimin e prodhimtarisë bujqësore

TV OPOJA
January 23, 2020
Exit mobile version