TV OPOJA
Aktuale

Haradinaj: Aksioni në veri nuk lidhet me zhvillimet politike, ruajtja e rendit interes i të gjithëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimet në veri nuk lidhet me asnjë zhvillim politik.
Haradinaj thekson se ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin dhe se ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:
“Sot, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion policor, që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.
Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.
Thërras qytetarët, subjektet politike, kryetarët e komunave posaçërisht ata në veri dhe organet e tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Është më rëndësi që askush të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme.
Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë”, shkruan Haradinaj.

Lajme të përafërta

Me 8 qershorë klasët e nënta fillojn mësimin përgaditor për testin e arritshmërisë

TV OPOJA
June 5, 2020

Në Dragash u mbajt promovimi i disa librave nga krijimtaria letrare e shkencore e Bedri Halimit

TV OPOJA
November 7, 2018

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi i kundërpërgjigjet Albin Kurtit rreth gjendjes në bujqësi

TV OPOJA
November 4, 2018
Exit mobile version