TV OPOJA
Aktuale

Haradinaj: AAK-ja duhet të jetë partia e parë në vend

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia që kryeson e kryeministri Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot Kuvendin e punës ku po marrin pjesë mbi 600 delegatë të saj.

Haradinaj në këtë takim foli për të arriturat që ka bërë Qeveria në krye me të.

Formimi i ushtrisë, shuarjen e idesë për korrigjimin e kufijve, vendosjen e taksës 100%, përfundimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, nisja e autostradave të reja e të tjera, ishin disa nga projektet që Haradinaj përmendi.

“Arritëm ta delegjitiomojmë idenë e korrigjimit të kufijve, me taksën 100 për qind i treguam botës se jemi të zot të vetvetes dhe nuk lejojmë as Serbinë as një shtet tjetër që ta rrezikojë Kosovën. I përmbushëm kriteret për viza dhe presim nga Evropa që gjatë këtij viti të jep liberalizimin e vizave. Jemi në nisje të renovimit të hekurudhave të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj deklaroi se AAK për dallim nga partitë tjera “guxon të krijoj” andaj edhe duhet të jetë para subjekteve të tjera politike.

“Misioni ynë të ia konfirmojmë qytetarëve pse aleanca duhet të jetë para partive tjera. Aleanca nuk është ndalë, sa herë që i është dhënë mundësia, aleanca ka guxu me kriju. Shumë prej partive tjera e kanë ngulfat guximin krijues, aleanca ka shku tu e rrit besimin në vete. Vetëm aleanca mundet me kriju atë që i mungon Kosovës, e kjo është ma shumë rend e ligje siguri, më shumë sovranitet e më shumë zhvillim ekonomik”, deklaroi Haradinaj.

Në këtë kuvend po diskutohet për kodin etik të partisë, ndryshimet statutare dhe poashtu do të krijohet departamenti i gruas.

Lajme të përafërta

Maqedonia e Veriut hap kufirin me Kosovën

TV OPOJA
October 5, 2020

Tensione në Forumin Rinor të LDK-së, intervenim i dhunshëm i sigurimit (Video)

TV OPOJA
June 26, 2022

Vetëm 1 rast i ri me koronavirus në Kosovë, shërohen 87 pacientë të tjerë

TV OPOJA
May 5, 2020
Exit mobile version