TV OPOJA
Aktualitet

Halili: Listat e kandidatëve për asamble të varfëra me intelektual!

Ish kandidati për kryetar të Dragashit në zgjedhjet e vitit 2017, z. Fatmir Halili, në facebook ka komentuar listate e kandidatëve për asamble komunale.
Veq tjerash, Halili, përmend edhe tri arsye që kanë ndikuar në varfërinë intelektuale të listave për asamble.

Ky është shkrimi i plotë i Halilit në facebook:

Nga publikimi i listave të kandidatëve për asamble komunale, shohim shumë pak figura intelektuale dhe me përvojë që do të jepnin vërtetë kontribut në asamble dhe qeverisjen lokale të komunave përkatëse.
Nga përvoja personale, do të veqoja tre faktor determinues që kanë ndikuar në varfërinë intelektuale të listave zgjedhore për asamble komunale:

  1. Udhëheqësit politikë lokal me deficit intelektual, të cilët, konkurencën brenda llojit e luftojnë në çdo formë të mundshme, dhe politikën e shohin vetëm si rrugë për përfitime dhe avancime personale;
  2. Frigën e shkollarëve të mirëfilltë, që dështimi eventual në vota do tu kushtonte në karrierë; dhe

  3. Pagesa shumë e ulët e asambleistëve.

Sidoçoftë, konsideroj që klasa intelektuale duhet të jetë më e përkushtuar dhe më aktive në politikbërje. Në të kundërt, do të vazhdojmë të shohim debate shterpe dhe mjaft qesharake, siç jemi mësuar të shohim vazhdimisht në asambletë lokale, përfshij këtu edhe asambletë lokale të qyteteve më të mëdha të vendit.

Lajme të përafërta

Bie bora e parë për këtë sezon në Opojë

TV OPOJA
November 18, 2018

Fillon pergatitja për festën e Fitër Bajramit nga rinia Opojare

TV OPOJA
May 22, 2020

Dhjetëra familje në Dragash janë mbështetur me pako ushqimore nga “Shoqëria e Bashkuar”

TV OPOJA
February 15, 2020
Exit mobile version