TV OPOJA
Aktualitet

Halili: Depolitizimi i UPz-së, e natyrshme të shkaktoj paknaqësi dhe reagime!

Fatmir Halili, i cili për tri vite kishte qenë si mësimdhënës i angazhuar në UPz, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, ndaj gjendjes në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren. Halili, pos të tjerash ka shënuar se: ‘ish rektori i UPz-së, ishte eksponenti kryesor që ka politizuar tërësisht Universitetin, siç ishte i ardhur vet nga politika’. Po ashtu, Halili ka shënuar se prishja e rehatisë dhe qerdhës së të punësuarve politikë nga menaxhmenti i kaluar, ka qenë e natyrshme të sjellë reagime. Sipas Halilit, ardhja e shumë të punësuarve është thuajse klandestine, prandaj, të tillët po i frikësohen depolitizimit dhe kthimit të rregullit në Universitet.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur shkrimin e Fatmir Halilit.

Fillimi i depolitizimit të UPz-së, është e natyrshëme të shkaktoj reagime dhe paknaqësi!

Para së gjithash, është e rëndësishme të theksohet, se jo vetëm UPz, por të gjitha Universitetet Publike të themeluara pas luftës, janë të politizuara. Në fakt, vet themelimi i tyre, është bërë pa asnjë analizë të duhur, dhe me të vetëmin qëllim, rehatimin e militantëve partiak, të partisë që atëbotë kishte pushtetin. 
Ish rektori i UPz-së, ishte eksponenti kryesor që ka politizuar tërësisht Universitetin, siç ishte i ardhur vet nga politika, konkretisht nga partia që udhëhiqte me Ministrinë e Arsimit në atë kohë. 
Çdo punësim, si në stafin akademik ashtu edhe në stafin administrativ, kanë qenë të determinuara tërësisht nga ndikimi politikë dhe provincializmi i ish rektorit. Për më tepër, edhe organizatat studentore janë krijuar dhe veprimtaria e tyre ka qenë e determinuar, nga ndikimi i drejtpërdrejtë i rektorit. 
Prishja e rehatis së kësaj qerdheje politike të krijuar brenda UPz-së, dhe ardhja e një rektori jashtë politikës, natyrshëm ka zgjuar reagimet e këtyre grupeve politike brenda UPz-së, si dhe disave jashtë UPz-së. Së pari, ardhja e shumë prej tyre nëpër pozita brenda UPz-së, është thuajse klandestine, gjë që depolitizimin e UPz e shohin si rrezik potencial për pozicionet e tyre, dhe së dyti, tendenca për të vazhduar rehatinë dhe për të mbuluar keqpërdorimet që janë bërë në vazhdimësi nga menaxhmenti i kaluar. 
Sikur të protestohej dhe të reagohej për ardhjen e rektorit të kaluar (RV), do të ishte vërtet normale, sepse, së pari, ai nuk ishte profesor i rregullt i këtij universiteti, dhe së dyti, ishte pjesë e politikës ndër vite, dhe atë në partinë që udhëhiqte me Ministrinë e Arsimit në atë kohë. 
Por, protesta dhe reagimi ndaj ardhjes në krye të universitetit, të një profesori që ishte pjesë e universitetit që nga fillimi, dhe pa qenë pjesë e asnjë partie politike, është tregues i qartë i situatës, që disa eksponentë të brendshëm dhe të jashtëm politikë, dëshirojnë vazhdimin e status quosë në UPz.

Lajme të përafërta

Dragashi e përkrah Programin Nacional për Rininë

TV OPOJA
December 12, 2018

Nënkryetari i LDK-së në Dragash: Vetëvendosje po trokit derë me derë për kandidatin e saj për zgjedhjet lokale

TV OPOJA
May 20, 2021

Doktori i luftës dhe i paqës, Dr.Rafet Abazi pensionohet!

TV OPOJA
May 31, 2020
Exit mobile version