TV OPOJA
Aktualitet

Grupi i Grave Asambleiste dhe aktivitetet që do t’i zhvillojnë në kuadër të Muajit Rozë

Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, priti sot në takim Grupin e Grave Asambleiste të Kuvendit Komunal në Dragash, me të cilat bisedoi lidhur me iniciativat dhe aktivitetet që gratë asambleiste do t’i zhvillojnë në kuadër të Muajit Rozë për Ndërgjegjësimin për Kancerin e Gjirit. Këto aktivitete kanë për qëllim vetëdijesimin e grave për diagnostifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, më datën 11.10.2023 (e mërkurë), duke filluar nga ora 13:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Dragash doktoresha Sebahate Shala do të mbajë një ligjëratë vetëdijesuese me gratë e Komunës sonë lidhur me kancerin e gjirit. Gjithashtu, nga data 16 – 20 tetor, 43 grave nga Komuna e Dragashit do t’u mundësohet realizimi i Ekografisë (në rast nevoje edhe Mamografisë) pa pagesë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku transporti do të sigurohet nga Komuna e Dragashit.

Gjithashtu, asambleistet të shoqëruara edhe nga Kryetari Xheladini sot në QKMF – Dragash vizituan doktoreshën gjinekologe, znj.Sebahate Shala, të cilës i dëshiruan mirëseardhje dhe punë të mbarë në shërbim të pacienteve. Kërkesa për një gjinekologe femër në QKMF të Dragashit ka qenë kërkesë e kahmotshme e grave të Komunës sonë, andaj gratë asambleiste e falënderuan Kryetarin Xheladini për mbështetjen dhe plotësimin e kërkesave të tyre, gjithmonë me qëllim të rritjes së mirëqenies dhe kujdesit për shëndetin e grave të Komunës sonë.

Lajme të përafërta

Në të gjitha shkollat e komunës së Dragashit po mbahen Garat Nacionale të Diturisë

TV OPOJA
May 11, 2019

Drejtori i Arsimit inspekton punimet nëpër shkollat e komunës së Dragashit

TV OPOJA
March 29, 2019

Sekretari i KBI-së në Dragash sqaron mënyrën për aplikimin e shërbimeve mortore

TV OPOJA
April 6, 2020
Exit mobile version