TV OPOJA
Kosova

Gjykata e Apelit merr vendim për rastin ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave në rastin ku ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe të tjerët, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim për media, Apeli ka bërë me dije se është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 tetor e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24.12.2021 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O., ndërsa është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, PS.nr.31/2021 të datës 12.10.2021.

Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruara nga mbrojtësitë e të pandehurve.

Të pandehurit Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O. secili veç e veç akuzohen për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 2. lidhur me nenin 71, paragraf 1. të KPRK.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktvendimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Lajme të përafërta

Njoftim nga Qendra e VV në Sharr për grumbullim të ndihmave për të kontribuar në gjëndjen emergjente që po kalon Shqipëria

TV OPOJA
November 26, 2019

Komandot shqiptarë, pjesë e stërvitjeve më të madha të NATO-s

TV OPOJA
October 26, 2018

Halil Kastrati niset drejt Shqiprisë me 30 ton ushqim, gjëra higjienike dhe veshmbathje

TV OPOJA
November 27, 2019
Exit mobile version