TV OPOJA
Opinione

Gjuha e trupit mundesia për t’i kuptuar personat

Gjuha e trupit është mjeti më i vjetër i komunikimit për sa i përket historisë njerëzore dhe është një pasqyrim i ndjenjave dhe mendimeve tona. Sipas hulumtimeve në lidhje me gjuhën e trupit, fjalët tregon 10%, tingulli i zërit tregon 30%, gjuha e trupit tregon 60% në marrëdhëniet me të cilat njerëzit përballen.
Gjuha e trupit është më e fortë për sa i përket shprehjes, gjuhës verbale
“Misteri i shpirtit zbulohet nga lëvizjet e trupit,” thotë Michelangelo. Lëvizjet e trupit, distanca dhe përdorimi i hapësirës, prekjet dhe përdorimi i tingullit janë pjesët më të rëndësishme të gjuhës së trupit tek secili person.

Ne marrim disa vendime duke i parë ato. Si jemi ulur, si qëndrojmë, shprehjet tona të fytyrës, gjestet tona, pozicioni i këmbëve tona janë shumë të rëndësishme… Të gjitha këto japin informacione për gjendjen e personit. Ndonjëherë një veprim vlen sa një mijë fjalë. Një shprehje e paqëllimshme e papritur, ose një gjest i vetullave që tregon zemërimin tonë, tregon se si ndjehemi ndaj atyre që na shikojnë, edhe nëse nuk i themi ato.

Filozofi romak Ciceroni filloi të studiojë këtë çështje, duke thënë se “pasionet dhe emocionet e shpirtit shprehen nga lëvizjet e trupit”. Ai pa që gjuha e trupit dhe fjalët duhet të përdoren së bashku paralelisht për të krijuar një komunikim të shëndetshëm dhe të mirë. Ne kemi mundësinë për të shprehur ndjenjat dhe mendimet tona me gjuhën e trupit tonë.
Nuk ka moshë të mësosh dhe të përdorësh si duhet gjuhën e trupit. Pavarësisht nëse jeni 10 apo 70 vjeç, ka shumë për të mësuar dhe aplikuar.

Gjuha e trupit është shumë e rëndesishme edhe për ata që punojë me nxënës dhe student
Rëndësia e gjuhës së trupit në arsim është po aq e rëndësishme sa gjuha e trupit në komunikim. Ëhtë e rëndësishme në gjërat që ne nuk themi aq sa themi në komunikim.

Për më tepër, mësuesit duhet të lexojnë mirë mesazhet e dhëna nga nxënësit e tyre përmes gjuhës së trupit të tyre. Nuk është e vështirë për një mësues që shikon me kujdes klasën të kuptojë nëse nxënësit apo studentët janë të interesuar në atë që mësohet, nëse e kuptojnë mësimin, motivimin e klasës dhe nëse mërziten nga mësimi.

Batjar Halili

Lajme të përafërta

Deshëm apo nuk deshëm, do të lëmë kohën e diplomave dhe do t’i kthehemi kohës së dijes!

TV OPOJA
October 2, 2018

Vendimi i Gjykatës Evropian nëse dikush tenton t’i thotë profetit Muhamed “pedofil”

TV OPOJA
November 2, 2018

Kurrë mos u pendoni për mirësinë tuaj

TV OPOJA
October 27, 2018
Exit mobile version