Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që sipas tij është bërë bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Goran Rakiqin e Milan Radojçiqin në betejën e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjoshi thotë se dikur këtë betejë e bënte si opozitar përmes shpifjeve e thirrjeve “Hashim, shko në Hagë”, e sot si Kryeministër e bënë me vendime qeveritare dhe ligje.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Albin Kurti është bërë bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Goran Rakiqin e Milan Radojçiqin në betejën e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dikur këtë betejë e bënte si opozitar përmes shpifjeve e thirrjeve “Hashim, shko në Hagë”, e sot si Kryeministër e bënë me vendime qeveritare dhe ligje.
Asnjë nga këto nuk është e rastësishme. Nuk është as e rastit që Ministrja e tij e Jashtme, Donika Shwarz, nuk e përmendi askund UÇK-në në Ditën e Çlirimit. Të gjitha këto janë beteja kundër UÇK-së.