TV OPOJA
Aktualitet

Gjobiten 3 subjekte afariste për mosrespektim të masave anti Covid në Dragash

Të martën, me datë 01.09.2020, janë gjobitur 3 subjekte afariste në Komunën e Dragashit të cilat nuk i kanë respektuar masat anti Covid të caktuara nga Qeveria e Kosovës.

Inspektorati sanitar nga niveli qëndror dhe komunal të shoqëruar nga Policia kanë bërë kontrollimin e bizneseve duke verifikuar nëse po respektohen masat anti-Covid, meqë rast janë dënuar 3 biznese raporton televizioni Opoja.

Bizneset që janë dënuar janë nga 2 nga fshati Blaç, dhe një nga fshati Zgatar.

Inspektorati sanitar ka apeluar që të gjithë t’i respektojnë masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës e IKSHPK, duke theksuar se do të ketë kontrolla të vazhdueshme që të sigurohet që këto masa të respektohen.

Lajme të përafërta

Xheladini emëron Drejtorin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Inspekcione (Dokument)

TV OPOJA
March 9, 2022

Dega e LDK-së në Dragash, 75 ditë pa kryetar të partisë!

TV OPOJA
June 12, 2021

Fitoi me votat e diasporës në Dragash, flet kryetari i zgjedhur Behxhet Xheladini

TV OPOJA
November 17, 2021
Exit mobile version