Pasditen e së dielës, një 50-vjeçar është gjendur pa shenja jete në fshatin Vlashnje të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Toger Shaqir Bytyqi ka thënë për Paparacin se rasti është raportuar rreth orës 14:25.
Ai ka thënë se viktima është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vlashnje në Prizren.
“Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje me pistoletë e cila është gjetur pranë trupit të pa jetë. Policia me urdhër të prokurorit ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes dhe ka marr të gjitha provat, ndër to edhe një pistoletë me 24 fishekë”, ka thënë Bytyqi.