TV OPOJA
Arsim

Gjashtë institucione arsimore në komunën e Dragashit nuk ju përgjigjen vendimit të SBASHK-ut

Gjashtë institucione arsimore në komunën e Dragashit nuk ju përgjigjen vendimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale.

Sipas sindikatës, duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.

Përkundër kësaj greve të paralajmëruar nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në gjashtë institucione arsimore në komunën e Dragashit është mbajtur mësimi i rregullt.

Drejtori i arsimit në Dragash zotëri Vloran Cenaj për Tv Opoja konfirmon se në shkollat e fshatrave Zaplluxhe, Zgatar, Pllavë, Buçe, Brezne, Rapçë nuk është mbajtur grevë edhe pse këto të fundit ishin paralajmëruar nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut

E plotësuar në Redaksinë e Tv Opoja jemi njoftuar se edhe në shkollën e Krushevës dhe asaj të Brodit nuk është respektuar vendimi i cili kishte për qëllim 2 orët e para të ndalohet mësimi.

Lajme të përafërta

Mësuesi Harun Skenderi dekorohet me çmimin tradicional “Shaban Jashari” nga MASHTI

TV OPOJA
March 6, 2020

Hatim Baxhaku: Njerëzit e Kurtit në mesnatë deshën të ma ndërronin mendjen kundër Qeverisë Hoti

TV OPOJA
June 23, 2020

Kryeministri Hoti: Në afat optimal të përfundoj rruga Zhur-Dragash

TV OPOJA
August 2, 2020
Exit mobile version