TV OPOJA
Kosova

Gati 2 mijë nxënës humbën vitin shkollor, mbi 9 mijë nuk e ndoqën mësimin

Sipas Ministrisë së Arsimit 1660 nxënës nuk e kanë kaluar vitin e fundit shkollor 2019/2020.

Mësimi i nxënësve nga distanca për shkak të pandemisë, për shumë prindër ka krijuar vështirësi.

Sipas Ministrisë së Arsimit, vitin e kaluar në proces mësimor nuk kanë qenë të përfshirë 9 mijë e 70 nxënës.

“Numri i nxënësve që nuk kanë qenë të përfshirë në mësim nga distanca për vitin e kaluar shkollor (2019/20) nga mosha 5 vjeç deri në klasën e 12-të është: 9.070 (2.8%). Për këta nxënës MASHTI në bashkëpunim me DKA-të dhe mbështetur nga donatorët ka shpërndarë tableta për nivelin e arsimit të obliguar për nxënësit me nevoja të veçanta dhe për nxënësit, familjet e të cilëve janë me asistencë sociale”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Indeksonline.

Për këtë vit shkollor MASHT ka nxjerrë vendim që të mbahet mësim plotësues për të gjithë ata nxënës që kanë mbetur prapa me rezultate të mësimnxënies nga klasa e 1-rë deri te klasa e 12-të.

“Për periudhën e parë dhe të dytë të këtij viti shkollor nuk kemi raportime nga DKA-të lidhur me atë se gjatë kohës sa ka qenë duke u mbajtur mësimi sipas skenarit C, a ka pasur ndonjë nxënës që asnjëherë nuk është qasur në mësim. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e mungesave të nxënësve gjatë kohës së mbajtjes së mësimit online, siç ndodhë edhe gjatë mbajtjes së mësimit në kushte normale”.

Sipas MASHT, janë 566 nxënës që nuk e kanë kaluar vitin e fundit shkollor 2019/2020.

“Numri i nxënësve që nuk kanë kaluar vitin e fundit shkollor 2019/20: për nivelin e arsimit të obliguar (klasat 1-9), është 566 nxënës ose 0.3%. Ndërsa, në nivelin e arsimit të mesëm të lartë (klasat 10-12) është 1094 ose 2.9%”.

Pas kësaj, këta nxënës këtë vit janë regjistruar përsëri në shkolla në nivelin e “arsimit të obliguar”.

Lajme të përafërta

Hatim Baxhaku dhe Xhavit Ukaj, deputetët e legjislaturës së VII-të

TV OPOJA
February 2, 2020

Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami merr detyrën e re

TV OPOJA
February 4, 2020

100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

TV OPOJA
May 26, 2020
Exit mobile version