Ekrani i Galaxy S10 pritet të zë pothuajse tërësinë e frontit të telefonit intelegjent. Është diçka që është thënë edhe në të kaluarën dhe diçka që ne shohim të përfaqësuar në një lajm të ri. Në videon e postuar në Twitter, një ekran i S10 mund të shihet me shumë pak korniza.
Kornizat nuk janë simetrike, janë më të mëdha në pjesën e poshtme, duke qenë pak më të gjerë se në tre anët e tjera.
Ekziston edhe një prerje në krye, e cila duhet të strehojë portin për kufjet.
Më parë në SDC 2018, Samsung zbuloi katër lloje të ndryshme të ekraneve Infinity Display.
Galaxy S10 duhet të jetë i pari që posedon ndonjërin prej atyre.
Galaxy S10 Screen Protector! pic.twitter.com/LPn6OSOBAd
— ICE UNIVERSE (@UniverseIce) November 22, 2018