TV OPOJA
Aktualitet

Futbollisti nga Dragashi pjesë e Kombëtarës së Kosovës, viziton kryetarin Xheladini para ndeshjes së parë

16 vjeçari nga komuniteti Goran, Elvaris Shuplja, i lindur në fshatin Restelicë të Dragashit, ka pranuar ta vesh fanellën e Kombëtarës së Kosovës në Futboll, raporton TV Opoja.

Futbollisti i cili është pjesë e skuadrës italiane, Sasuolo, do të jetë pjesë e kombëtarës së Kosovës U-17, në dy ndeshjet miqësore me kombëtaren e Shqipërisë, të cilat do të luhen me 21 dhe 23 qershor në ora 17:30, në stadiumin Kukës Arena në Shqipëri.

Ai është futbollisti i parë në histori nga komuniteti goran i cili do ta vesh fanellën e Kosovës.

Shuplja gjatë ditës së sotme është pritur nga kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, në zyren e komunës.

Kryetari Xheladini u shpreh i lumtur për vetë faktin se ky djalosh vjen nga komuna jonë duke e falënderuar dhe inkurajuar që të punojë edhe më shumë drejt arritjes së sukseseve të reja në të ardhmen./Opoja.tv

 

 

 

Lajme të përafërta

Vazhdojn ditët pozitive për Kosovën, sot edhe 27 të shëruar

TV OPOJA
May 1, 2020

Taulant Kolloni nga Opoja ka nevojë për ndihmën tonë

TV OPOJA
November 28, 2018

NISMA Socialdemokrate mbanë Kuvendin Zgjedhor të degës në Sharr, mbetët udhëheqësia e njëjtë!

TV OPOJA
May 22, 2021
Exit mobile version