TV OPOJA
Lajme nga Opoja

Fundjavë e madhe për boksierin Opojar, Adriatik Selimi kërkon fitore në Sllovaki

Boksieri kosovar, Adriatik Selimi do të ngjitet në ring gjatë kësaj fundjave për të realizuar suksesin e radhës.

Me 30 dhjetor ai do të jetë në Sllovaki për tu përballur me boksierin vendas, Henrik Budai, njofton Tv Opoja.

Selimi i cili është i lindur në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit por aktivitetin e tij e zhvillon në Austri është i bindur se do të triumfoj kundër sllovakut.

”Jam përgatit për këtë ndeshje maksimalisht dhe shkoj në Sllovaki për të fituar besoj se do ja arrij qëllimit”, thotë Selimi, i cili pret në vitin e ardhshëm të zhvilloj më shumë ndeshje.

Adriatik Selimi me sportin e boksit ka filluar të mirët qysh nga mosha 12 vjeç, kurse gjatë karrierës së tij ka disa ndeshje të suksesshme në amator, kurse suksesi nuk ka munguar as në profesionalizëm. 

Lajme të përafërta

Ftesë për të rinjtë për t’u bashkuar me Forcat e Sigurisë së Kosovës.

TV OPOJA
June 5, 2021

Kryetari i degës së PDK-së në Dragash flet rreth zhvillimeve të fundit në parti!

TV OPOJA
May 21, 2021

Këngëtari Rijad Lecaj me shoqëri dhuron vullnetarisht gjak!

TV OPOJA
June 8, 2020
Exit mobile version