TV OPOJA
Kosova

Florent Ukaj betohet si asambleist në Kuvendin komunal të Prizrenit

Sot në Kuvendin komunal të Prizrenit është bërë betimi i kryetarit Shaqir Totaj dhe asambleisteve të cilët kanë fituar mandatin 4 vjeçar në zgjedhjet lokale.

Një nga ata të cilet e kanë bërë betimin ishte edhe Florent Ukaj i cili në zgjedhjet lokale kishte arritur të siguroj 1020 vota njofton televizioni Opoja.

Florent Ukaj në një postim të publikuar në Facebook ka thënë se Mandati është i juaji.

Ky është postimi i plotë:

MANDATI ËSHTË I JUAJI

Sot, Kuvendi i Komunës së Prizrenit, mbajti seancën solemne, ku ne kuvendarët e zgjedhur me votë të lirë, bëmë BETIMIN.

Nga pozita e kuvendarit, ju premtoj të gjithë qytetarëve që në bazë të hapsirës që kam, do të jem zë i fuqishëm për zgjidhjen e kërkesave tuaja pa dallim partiak, feje apo etnie.

Besimi që më keni dhënë në këto zgjedhje, aq sa më nderon, aq dhe më obligon që në asnjë moment të mos shkëputem nga ju dhe vullneti për të punuar mbarë.

Falenderoj secilin qytetar për përkrahje, dhe ju premtoj që rrugëtimin do ta vazhdojmë sëbashku për të mirën e qytetit tonë, Prizrenit.

Lajme të përafërta

Zëvendësministri Mevludin Krasniqi po merr pjesë në takimin e Ministrave të Evropës Juglindore

TV OPOJA
November 15, 2018

Nuk respektuan masat antiCOVID, dënohen mbi një mijë qytetarë

TV OPOJA
April 23, 2021

MTI-ja kërkon nga furrtarët ta kthejnë çmimin e mëparshëm të bukës

TV OPOJA
November 21, 2018
Exit mobile version