TV OPOJA
Aktuale

Flija një gatim tipik shqiptar me tradit shekullore

Flija është një gatim tipik shqiptar që përgatitet kryesisht në të gjitha zonat e banuar me shqiptarë.
Flija është një gatim tipik shqiptar me brumë që kërkon shumë punë, mund dhe djersë. Ajo bëhet kryesisht nëpër fshatra, ku është më e lehtë ndezja e zjarrit dhe puna me saç.
Në metropole si Tirana,Prishtina, përgatitja e flisë vështirësohet akoma më shumë.Megjithatë, ka njerëz që zonave bujare nëpër fshatra të ndryshme që nuk heqin dorë nga tradita. Gatimi i flisë është një proçes që angazhon gjithë familjen.

Për përgatitjen e saj nevojiten 4 orë të mira në shoqërinë e zjarrit bubulak dhe saçit tradicional.Ajo konsiderohet një gatim që simbolizon vështirësitë e jetës por edhe bukurinë dhe shijen e saj.Ata që e kanë provuar ta bëjnë flinë, e kuptojnë shumë mirë këtë artikull madje e kuptojnë vështirësinë që duhet për gatimin e saj, dhe kënaqësinë që përfton në kafshimin e parë.

Drutë janë shumë të rëndësishëm për përgatitjen e flisë, të cilën duhet ta duash, pastaj ta gatuash.

Pas ndezjes së zjarrit, vendoset saçi dhe flija nis të marrë formë nga shtreasa në shtresë falë nxehtësisë përvëluese të këtij rrethi të çeliktë.Çdo shtresë duhet pjekur me saçin e zjarrtë, ndaj mund ta imagjinoni sa e vështirë është për gratë malësore.

Lajme të përafërta

Pa viza deri në vitin 2020

TV OPOJA
November 4, 2018

Ndryshime brenda strukturave të KF OPOJA, shpresë për të rinjët

TV OPOJA
January 7, 2019

908 tiketa dhe 47 aksidente për 24 orë në Kosovë

TV OPOJA
November 24, 2018
Exit mobile version