TV OPOJA
Lajme nga Opoja

Fitim Tefiku nga Opoja pjesë e sportit më të ri të Kosovës ” Badminton “

Fitim Tefiku nga Bresana e Opojës ditë më parë ishte në trajnimin e organizuar nga Federata e Badmintonit të Kosovës e në këtë organizim morën pjesë të gjithë Trajnerët dhe Referat ku u pritë nga Kryetari i saj .
Tefiku më tej për Tv Opoja tregoj se është përzgjedhur si anëtar i komisionit mbikëqyrës për gara në 4 vite të ardhëshme nga Federata e Badmintonit.

Që nga 21 dhjetori i vitit të kaluar Kosovës i është shtuar edhe një sport, i cili tashmë është edhe pjesë e Komitetit Olimpik të Kosovës. Fjala është për sportin e badmintonit, i cili e ka shtuar numrin e sporteve të pranuara në shtëpinë numër një të sportit kosovar – KOK.
Kryetar i kësaj Federate është zgjedhur profesori i kulturës fizike dhe i sportit Jeton Nebiu, e nënkryetar është zgjedhur Lulzim Haziri, përderisa anëtarë të Bordit të kësaj Federate janë: Blerim Sylejmani, Arlind Hajdari, Agron Sheremeti dhe Afrim Morina.

Themelimi i Federatës së Badmintonit është inciativë e Jeton Nebiut por që në këtë drejtim ka ndihmuar shumë edhe kryetari i KB Prishtina, Pëllumb Kallaba, por edhe bashkëpunëtorë të tjerë profesionalë”, në themelimin e Federatës së Badmintonit të Kosovës kanë ndihmuar edhe profesorë të edukatës fizike, si dhe në themelimin e federares kanë dhënë kontribut edhe profesorët Abedin Bahtiri dhe Jeton Havolli.
Federata e Badmintonit e Kosovës ndoshta është federata me numrin më të vogël të klubeve, kjo për faktin se deri më tash në Kosovë janë vetëm 7 klube që funksionojnë në katër qytete të Kosovës.
Kështu Prishtina ka dy klube (Prishtina, Ulpiana), Peja (Dardania), Prizreni (Spin), Gjilani (Don Bokso, Gjilani) dhe Kamenica (Arbëria).

Historia e badmintonit:
Sporti i badmintonit daton që para 2000 vjetësh, ndërsa Federata Botërore e Badmintonit është themeluar në vitin 1934. Selia e kësaj Federate është në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, dhe në krye të saj është Poul-Erik Hoyer Larsen. Deri më tash, pa e llogaritur Federatën e Badmintonit të Kosovës, anëtarë të kësaj Federate janë 176 federata kombëtare anekënd botës. Badmintoni është sport garues, i cili luhet në pesë kategori: individuale (meshkuj e femra), çifte (meshkuj e femra) dhe çiftet e përziera.

Klubi i parë i badmintonit: (Bath Badminton Club) është themeluar në vitin 1877 në Angli, ndërsa në vitin 1893 Lidhja e Badmintonit e Anglisë i ka paraqitur rregullat e para të këtij sporti, të cilat përngjajnë shumë me rregullat aktuale. Për herë të parë badmintoni në Lojërat Olimpike është luajtur në vitin 1992, në Barcelonë.

Lajme të përafërta

Kryeministri Albin Kurti sot do të vizitojë Komunën e Dragashit!

Redaksia
June 3, 2023

OPOJANJA ELONA KAMBERI PËRFAQËSON AUSTRINË NË BRUKSEL

TV OPOJA
February 29, 2020

Tërmet në Shqipëri, dridhje edhe në komunën e Dragashit

TV OPOJA
January 19, 2020
Exit mobile version