TV OPOJA
Aktualitet

Fillon vaksinimi në Dragash – Drejtori i QKMF-së e merr i pari

Në Dragash filloi vaksinimi kundër virusit Covid-19, ku në mënyrë ceremoniale i pari që e mori ishte drejtori i QKMF-së, Ramadan Jashari.

Në një prononcim për RadioSharrin, Jashari tha se për Dragash janë ndarë 50 vaksina të prodhuara nga “Astra Zeneca”, të cilat do t’i marrin një pjesë e mjekëve, personat mbi 80 vjeç, si dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

“Ashtu siç edhe kemi njoftuar, këto vaksina do t’i marrin personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. Natyrisht që një pjesë do ta marrin edhe punonjësit shëndetësorë, të cilët janë kategoria më e rrezikuar, me që ata përballën çdo ditë me të infektuarit”, tha Jashari, duke shtuar se kjo është vetëm faza e parë dhe se presin që të furnizohen me vaksina shtesë për të gjithë qytetarët.”

Lajme të përafërta

Mevludin Krasniqi, MSh-së dhe IKSHPK-së: Reagoni në Opojë

TV OPOJA
April 29, 2020

U mblodhën për të katërtën herë Shtabi Emergjent në Dragash

TV OPOJA
March 30, 2020

LETER E HAPUR DREJTUAR KRYETARIT TE KOMUNES SE SHARRIT, SHABAN SHABANI

TV OPOJA
July 4, 2019
Exit mobile version