TV OPOJA
Aktualitet

Fillon punën stomatologu i ri në QKMF Dragash

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash nga muaji mars kur u pensionua dr. Sefer Skenderi, reparti stomatologjisë nuk kishte mjek, ndersa nga atëher detyrën e ushtruan dy asistent që janë pjes e QKMF-së.

Me kërkesën e drejtorit të QKMF-së në muajin korrik u hap konkurs nga komuna e Dragashit për pranimin e një mjeku stomatolog, pozit kjo për të cilën konkuruan tre kandidat, e fituës i këtij konkursi është dr. Gadaf Asllani nga fshati Bresanë.

Dorëzimin e detyrës e bëri sot Drejtori i Qëndres së Mjekësisë Familjare, dr. Ramadan Jashari, ku i uroi Gadafit fillim të mbarë.

Për të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit, nese keni nevoj për shërbime stomatologjike, mund të paraqiteni në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash nga dita e Hënë deri të Premten prej orës 7:30 në mëngjes deri në ora 15:30.

Lajme të përafërta

Këto janë OJQ-të që kanë fituar subvencione nga Komuna e Dragashit (Dokument)

TV OPOJA
June 21, 2022

Laurat Krasniqi kerkon pëlqimin e aktivistëve për kandidaturën e tij për kuvend komunal të Dragashit!

TV OPOJA
April 28, 2021

Lavdim Sadiku nga komuna jonë, fitues i bursës për shkollim në ISP

TV OPOJA
March 17, 2023
Exit mobile version