TV OPOJA
Aktualitet

Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatin e LVV-së për Kryetar të Dragashit.

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidat për Kryetar të Komunës.

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës në Sharr njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionin e kandidatit për Kryetar të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 1 korrik deri më 3 korrik 2021, ora 17:00.

Në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe të kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZAQ-ja dhe KZP-ja do të bëjë verifikimin e tij dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Lajme të përafërta

Dr. Jetmir Ajdini aderon ne VETËVENDOSJE! – Sharr

TV OPOJA
June 26, 2021

Publikohet raporti i shpenzimeve tre mujore të Komunës së Dragashit, krahasimet edhe me vitin 2021

TV OPOJA
June 18, 2022

Naser Myrtezani do të jetë asambleisti i ri nga dega e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
January 20, 2022
Exit mobile version