TV OPOJA
Aktualitet

Fillojnë punimet në rregullimin e sheshit të Dëshmorëve në Dragash(Foto)

Udhëheqja komunale e Dragashit e drejtuar nga kryetari Shaban Shabani po punon me përkushtim në rregullimin e sheshit të dëshmorëve dhe kthimin e hapësirave publike qytetarëve, duke investuar në funksionalitetin e tij dhe krijimin e mundësisë që të shfrytëzohet nga qytetarët.

Sheshi në të cilin është duke u investuar do t’i jep pamje të re e më të bukur sheshit të dëshmorëve në Dragash i cili ka kohë që kishte filluar të shkatërrohej e edhe të përdorej si parking i makinave.

Nga ky projekt rregullohet infrastruktura rrugore në të gjithë territorin e qytezës së Dragashit duke filluar nga Varrezat e Dëshmorëve në hyrje të Dragashit deri tek Stacioni i Policisë në Dragash përfshirë rregullimin e sheshit të Dëshmorëve para kuvendit komunal dhe deri tek Gjykata.

Lajme të përafërta

KBI në Dragash uron muajin e madhërishëm të Ramazanit

TV OPOJA
May 6, 2019

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash mban takim informues me Haxhillarët

TV OPOJA
June 21, 2022

Shënohet Epopeja e UÇK-së në Dragash (Video, Foto)

TV OPOJA
March 6, 2023
Exit mobile version