TV OPOJA
Arsim

Filloi viti i ri shkollor në komunën e Dragashit (Foto, Video)

Filloi viti i ri shkollor në komunën e Dragashit ashtu si edhe në nivel shtetëror, të gjitha shkollet e komunës sonë janë përgaditur për fillimin e mbarvajtjen e këtij viti shkollor.

Drejtori i shkollës fillore dhe të mesme të ulet Fetah Sylejmani në Dragash z. Flurim Çengaj uron nxënesit dhe arsimtarët për një vit sa me të suksesëshem dhe tregon se ketë vit ka ngritje të vogel në numrin e të regjistruarve në klas të parë për dallim nga viti i kaluar.

“Ketë vit krahasuar me vitet tjera numri i nxënësve në klaset e para dhe klaset përgaditore ka rritje por jo aq të mjaftuëshme se sa që duhet të jet si shkollë qendrore.”

Për qeshtjen e numrit të vogel të nxënësve ne vizituam edhe shkollën e mesme të lartë Ruzhdi Berisha e u interesuam për numrin e nxënësve në ketë shkollë, drejtori z. Shukri Nebiu na shpjegon rreth kësaj qeshtje:

“Kemi rënje që nga shkollat fillore, për çdo vit ne krijojmë nga dhjetë apo nëntë paralele siq kemi bërë gjimon, pra paralelet nuk na mungojn por numri i nxënësve ka rënje në shkollat fillore, shkollat baz. Në ketë shkollë nxënësit jan nga shkollat e Dragashit, perderisa atje ka rënje normal numri i nxënësve bjer edhe këtu por rënje në paralele nuk ka. Sa i përket paraleleve ketë vit kemi nëntë paralele, vetëm me klaset e dhjeta ndërsa gjithjsejt në shkollë jan 37 paralele nga to dhjetë jan nga komuniteti boshnjak.”

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Kultura dhe mjedisi shkollor në komunën e Dragashit

TV OPOJA
April 28, 2019

Dy shkolla të komunës së Dragashit përfituese të grantit nga Banka Botërore

TV OPOJA
March 13, 2020

Afër rrugës ku kalojnë nxënësit, shfaqet ujku në Dragash

TV OPOJA
January 23, 2020
Exit mobile version