TV OPOJA
Arsim

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2020 në komunën e Dragashit (Video)

Si në të gjithë Kosovën, sot edhe në komunën e Dragashit filloi testi i Maturës Shtetërore 2020, rreth 190 nxënës nga komuna jonë iu nenshtruan testimit te ri-formuluar kete vit si pasoj e pandemis.

Për të parë nga afër mbarvajtjen e testit në SHML “Ruzhdi Berisha” ishte edhe Drejtori i Arsimit Vloran Cenaj i cili theksoi se rezultatet e testit të maturës shtetërore janë pasqyrë e punës së mësimdhënësve, njëherit u uron suksese nxënësve.

Testimi u organizua duke i repsktuar rekomandimet e institutit të shëndetit publik, e nga drejtoria e arsimit u morën te gjitha masat paraprake.

Matura shtetërore është provim përfundimtar i standardizuar i cili vërteton përfundimin e shkollës së mesme të lartë. Gjithashtu, matura shtetërore dëshmon shkallën e aftësimit të kandidatit për vazhdimin e shkollimit terciar apo punësimit. Ky provim për herë të parë u organizua në vitin akademik 2005/2006. Provimi i maturës shtetërore është një ndër vlerësimet më të rëndësishme të arsimit para-universitar në Kosovë. Si një provim i standardizuar, provimi i maturës ka për qëllim të mat njohuritë, shprehitë dhe shkathtësitë e fituara gjatë procesit mësimor të shkollimit sekondar.

Dizajni i testit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, provimi i Maturës Shtetërore 2020 do të mbahet brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë maturantët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndë obligative (gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet nxënësi nga mesi i lëndëve zgjedhore që do të ofrohen).

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Dragashi ka mbetur tash 7 vjet pa ujësjellës

TV OPOJA
February 9, 2019

Zyrtari i lartë i Nismës: Po vjen pranvera, e bashkë me të edhe zgjedhjet e reja

TV OPOJA
December 8, 2020

Pjesëmarrja në votime, Dragashi me përqindjen më të vogël

TV OPOJA
November 14, 2021
Exit mobile version