TV OPOJA
Aktualitet

Fatmir Halili, ata që degraduan sistemin arsimor, e sulmojnë paturpshëm Ministrin Bytyqi!

Kjo gjendje në arsim është ekskluzivisht nga ata që sot sulmojnë paturpshëm Ministrin Bytyqi dhe MASHT-in. Janë më pakë se dy vite që NISMA udhëheq me Ministrinë e arsimit, dhe jo dy dekada. Sistemin arsimor e ka degraduar kapja e pashembullt e shtetit, vendimet kryekëput për interesa të ngushta partiake të atyre që kanë udhëhequr me Ministrinë e Arsimit, e që shoqëria kosovare i dinë mirë kush kanë qenë ata. Licencimin dhe akreditimin e dhjetra kolegjeve private, vendimet për hapjen e universiteteve publike anë e kënd Kosovës pa asnjë studimë dhe analizë, nuk e ka bërë Ministri Bytyçi, por partiakët e atyre që sot mundohen të flasin për të përfituar politikisht, e që kurrë nuk u ka interesuar arsimi në këtë vend.

Sulmet dhe politikat e tilla ditore, jo vetëm ndaj Ministrit të MASHT, por edhe të dikastereve të tjera ku udhëheq NISMA Socialdemokrate, janë të pritshme, sepse për herë të parë nuk po ndjehen rehat kapësit e shtetit dhe ata që i kanë asistuar kapjes. Po ashtu, këto sulme janë edhe nga rritja e vazhdueshme që ka NISMA, që ka futur frikën tek kundërshtarët e saj.

Ata, që sot llomotisin si papagaj, mundësinë për të punuar për këtë vend dhe qytetarët e saj, për ndërtimin e sistemit arsimor, për shëndetësinë më të mirë, e për shumçka tjetër, e kanë pasur mundësinë e tillë, dhe atë, jo vetëm një mandat. Por përkundrazi, janë qeverisjet e tyre që sot e kanë sjellë një gjendje të tillë, jo rastësisht në kohën e qeverisjes së numrave të mëdhenj, kanë ndodhur ikjet masive të qytetarëve drejtë perëndimit për jetë më të mirë. Duhet të bëheni më racional, jo të flisni vetëm për vota, por të merreni me problemet, jepeni alternativë nëse keni, por kurr nuk keni pasur, sepse sikur të kishit alternativë gjendjen nuk do ta kishim kështu çysh e kemi.

Lajme të përafërta

Ishin nxënës në vitet e 60-ta sot vizituan shkollën “Sezai Surroi” në Bellobrad pas 6 dekadave

TV OPOJA
May 22, 2021

Kryetari Shabani, priti në takim z. Serdar Özaydın nga ambasada e Turqisë në Kosovë

TV OPOJA
February 18, 2020

PZAP merr vendim për ankesën e PDK-së në Dragash

TV OPOJA
November 19, 2021
Exit mobile version