TV OPOJA
Teknologji

Facebook prezanton mjete të reja për ruajtjen e pronësisë së fotografive

Rrjeti social Facebook lançoi disa mjete të reja të cilat do të ndihmojë përdoruesit të mbrojtjen fotot e tyre dhe të ushtrojnë mbi të drejtën e pronësisë.

Përdoruesit së shpejti mund të kërkojnë pronësinë e një fotoje që u përket atyre dhe është publikuar nga dikush tjetër.

Në të kaluarën përdoruesit e Facebook mund të deklaronin pronësinë e tyre mbi një muzikë ose video por tani mund të bëjnë të njëjtën gjë me imazhet.

Në një postim në blog rrjeti social zbuloi Rights Manager. Duke ngarkuar një skedar CSV me metadata e tyre në databazën e Facebook, fotot e përdoruesve do të gjurmohen nga botët e rrjetit social përfshirë këtu Instagram dhe të eliminohen nëse janë publikuar nga dikush tjetër.

Nëse sistemi gjen një foto të ripostuar, është përdoruesi ai që vendos çfarë ndodh me kopjen e vjedhur. Përdoruesi mund të zgjedhë ta fshijë, të vendosë një bllokim gjeografik ose ta lërë pa ndërmarrë asnjë masë.

Me Rights Manager përdoruesit mund të zgjidhin se mbi çfarë rajonesh dhe vendesh aplikohet e drejta e tyre e autorit mbi një imazh.

Me pak fjalë mjeti i ri i jep fuqi krijuesve. Fotografët, dizajnerët dhe artistët janë ata që do të përfitojnë më së shumti duke mbrojtur fotot e tyre dhe të mos shqetësohen më për përmbajtjen e vjedhur. /PCWorld Albanian

Lajme të përafërta

IPKO QË MË SHUMË SE NJË ORË LË KOSOVARËT PA INTERNET

TV OPOJA
September 30, 2020

Microsoft teston me tabet që flenë gjumë në shfletuesin Edge

TV OPOJA
September 27, 2020

Apple dërgon përditësimin shumë të rëndësishëm të iOS 14.0.1

TV OPOJA
September 27, 2020
Exit mobile version