TV OPOJA
Aktuale

Facebook më në fund e sjell atë që e kemi pritur të gjithë

Së shpejti do të hyjë në funksion veçoria e Facebook e cila ju lejon t’i ç’dërgoni mesazhet në aplikacionin Messenger, deri në 10 minuta pasi t’i keni dërguar.
Planet për veçorinë e re u bënë të ditura në përditësimin e fundit të aplikacionit, i cili u bë i disponueshëm për përdoruesit e iPhone dhe iPad të martën.
Në shënimin e përditësimit shkruhej: “Së shpejti: Fshijeni mesazhin nga biseda pasi të jetë dërguar. Nëse e keni dërguar aksidentalisht foton e gabuar, informacionin e gabuar apo mesazhin e gabuar, tani mund ta përmirësoni atë duke e fshirë mesazhin deri në 10 minuta pasi ta dërgoni atë”.
N
jë prototip i veçorisë së fshirjes apo ç’dërgimit të mesazhit është parë nga Jane Wong, e cila shpërndau fotografitë në Twitter që shpjegon se si do të funksionojë veçoria e re, transmeton TV OPOJA.
Ajo shkroi: “Facebook Messenger më në fund po punon në “Unsend Message” në aplikacion për të gjithë!”. Fotografitë tregojnë se si zgjedhet një mesazh dhe më pas përdoruesi mund ta prekë opsionin ‘unsend’ ose ‘delete’ për ta larguar.

Lajme të përafërta

Kadri Veseli, takim me të gjitha strukturat e zgjedhura që do të përfaqsojn PDK, në Dragash.

TV OPOJA
June 7, 2019

Rezultati i testit të maturës, rreth 6 mijë dështuan – flasin nga Ministria e Arsimit

TV OPOJA
June 27, 2022

Botohet libri studimor Proza eksperimentale – rasti i Pashkut nga studiuesja Dr.Manjola Brahaj Halili.

TV OPOJA
April 29, 2019
Exit mobile version