TV OPOJA
Aktualitet

Fabrika në Dragash e cila ka lënë pa punë mbi 250 punëtorë.

Mbyllja e tjerrtores “Remateks” në Dragash i ka lënë pa punë mbi 250 punëtorë, duke e rritur kështu numrin e të papunëve në Dragash.
Ish-tjerrtorja “Drateks” është privatizuar në valën e 4-të të programit të privatizimit, me Spin off të rregullt.
Ndërsa në vitin 2008, disa ndërmarrës turq e kanë marrë objektin me qira nga blerësit e këtij objekti e ku njëri prej blerësve në atë kohë ka thënë për media se nuk kanë probleme me turqit, sa i përket pagesës së qirasë, dhe se me këtë kompania turke nuk e kanë prishur kontratën, e cila është valide edhe gjashtë vite në vazhdim.

Por me gjithë këtë entuziazëm të madh që kishin investitorët Turq nuk ju zgjati për shumë vite i tërë ky investim në fabrikën Remateks.
Në fillim drejtuesit e kompanisë kishin ndaluar prodhimin në kompani me arsyetimin se kishin qenë disa defekte në makineritë e fabrikës e ku këtë gënjeshtër të bordit drejtues e kishin hedhur poshtë puntorët e kompanisë në fjalë.

Mbas një kohë të gjatë puntorët e kompanisë në fjalë nuk kishin marrë për disa muaj edhe pagat për punën e bërë e ku kjo rezultoi me protesta dhe greva pranë objektit të fabrikës Remateks.
Por në atë kohë për hallet dhe problemet e punëtorëve bordi drejtues i kompanisë nuk bregesoj fare sepse borxhi publik i kësaj kompanie ndajë komunës së Dragashit ishte shumë më i lartë se sa rrogat e punëtorëve.

Falimentimi i fabrikës Remateks në Dragash punëtorëve të saj ju ka sjellë shumë problem ku njëra ndër to është edhe mos marrja e pagave për disa muaj.
Pas mbylljes së fabrikës Remateks në Dragash pronarët e kësaj kompanie kishin ateruar në vendin e tyre të origjinës e ku për këtë janë larguar nga problemet të cilat kompania në fjalë kishte shkaktuar në Dragash.
Për këtë puntorët e kompanisë nuk kishin se ku të ankohen për mos aprovimin e pagave të muajve të fundit.

Lajme të përafërta

Pas vendimit të Supremes për Dragashin, mblidhet KQZ-ja

TV OPOJA
November 25, 2021

Viola Lecaj nga Opoja përfaqësoi Kosovën me orkestrën Kosovoyouthorchestra në Belgjik

TV OPOJA
May 15, 2019

Mërgim Mestani kushtet dhe higjiena në spitalet tona është tronditëse!

TV OPOJA
March 15, 2020
Exit mobile version