TV OPOJA
Ekonomi

Eurozona rishikohet në rënie

Ekonomia e Eurozonës pritet të ngadalësohet në vitet e ardhshme, ndërkohë që blloku përballet me rreziqe nga politikat ekonomike të Shteteve të Bashkuara, divorci i pasigurt i Britanisë dhe planet e shpenzimeve nga vendet anëtare me borxh të madh si Italia, sipas Komisionit Europian.

Në projeksionet tremujore ekonomike të publikuara këtë javë, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian rishikoi në rënie ekonominë e Eurozonës në vitin e ardhshëm dhe parashikoi një ngadalësim që do të zgjasë deri në vitin 2020.

Ky rishikim, edhe pse pritej, mund të komplikojë planet e Bankës Qendrore Europiane për të hequr stimujt monetarë këtë vit. Megjithatë, duke i dhënë pak shpresë institucionit, Komisioni projektoi rritje të inflacionit në 1.8% këtë vit edhe tjetrin.
Sipas parashikimeve, ekonomia e Eurozonës do të rritet me 2.1% këtë vit, krahasuar me 2.4% që u regjistrua në 2017-ën. Ngadalësimi do të vazhdojë vitin e ardhshëm kur rritja ekonomike do prekë 1.9%.

Në vitin 2020, ekonomia pritet të bie më tej në 1.7%. Gjermania, ekonomia më e madhe e kontinentit, pritet të rritet me 1.7% këtë vit, pas normës prej 2.2% që kishte në 2017.
Vitin tjetër, ekonomia gjermane do të rritet me 1.8%, në rënie nga projeksionet e mëparshme, ndjekur me një normë prej 1.7% në vitin 2020. Projeksionet janë rishikuar në rënie për Francën dhe Italinë gjithashtu, me të fundit që do të vazhdojë të jetë performuesi më i dobët i zonës së valutës së përbashkët.

Ekonomia italiane do të rritet me 1.1% këtë vit, 1.2% në 2019-ën dhe 1.3% pas 2 vitesh. Brezit qëndron një nga burimet e rrezikut për Eurozonën që mund të përkeqësojë projeksionet.
Burimet e tjera të pasigurive vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Italia, sipas Komisionit Europian. Rritja më e shpejtë e interesave në Shtetet e Bashkuara pritet të shkaktojë shumë efekte anësore negative përtej Amerikës.

Lajme të përafërta

Tatimi në tokë nis nga ky vit, gjoba për ata që nuk paguajnë

TV OPOJA
April 24, 2019

Bizneset të pakënaqura me zbritjen e tarifave të energjisë

TV OPOJA
October 31, 2018

Lajm i keq për Dasmat Opojare: Rritet çmimi i arit

TV OPOJA
June 21, 2022
Exit mobile version