TV OPOJA
Aktualitet

Është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Është mbajtur mbledhja e dytë e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, në këtë mbledhje u diskutua për sigurinë e përgjithshme në komunën e Dragashit.

Në hapje të takimit, kryetari Shabani njoftoi të pranishmit për rendin e ditës dhe në vazhdim tha se bazuar në të dhënat që kemi nga terreni mund të themi se komuna e Dragashit ka përmbushur të gjitha obligimet sa i përket sigurisë së përgjithshme. Ai vlerësoi se gjendja e sigurisë në komunën tonë është e qetë dhe stabile.

Po ashtu, komandanti i Stacionit të Policisë në Dragash Shaqir Uka potencoi se gjendja e sigurisë është e kënaqshme dhe stabile, me përjashtim të disa zjarreve të vogla.
Në këtë takim ishte prezent edhe Xhabir Hamit drejtor ekzekutiv i SPRS, Agim Musliu ekspert i sigurisë dhe koordinatorja e projektit Fitore Fazliju.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Jetmir Hakiu nga Opoja pjesë e garës së çiklizmit e cila do të mbahët në Shqipëri!

TV OPOJA
May 20, 2021

Drejtorët e Arsimit nga Kukësi, Prizreni dhe Dragashi filluan koordinimin për shënimin e 20 vjetorit të Eksodit në Kukës

TV OPOJA
March 27, 2019

Theren me thikë dy pylltar në Dragash

TV OPOJA
July 17, 2019
Exit mobile version