TV OPOJA
Aktualitet

Ekspozita “7-8 Mars” që po merr formë me karakter human pritet të ketë mbështetje!

Ekspozita kushtuar 7-8 Marsit, e cila do të hapet në Galerinë Gazi Mehemet Pasha në Prizren, tashmë ka filluar të marrë formë dhe përkrahje nga QKRMT Prizren, nga Zyra e kryetarit të Komunës së Dragashit, Dr. Behexhet Xheladini, i cili vërtet meriton vlerësimin e kryetarit për punën e tij.

Si fillim i mbarë, duke shpresuar në mbështetjen e disa bizneseve të cilëve tashmë u është dërguar kërkesa për mbështetje përmes e-maileve dhe rrjeteve sociale, ku disa janë përgjigjur pozitivisht, duke mbetur me arsyetimin se kërkesa do të mbështetet edhe nga biznesmenë të tjerë të komunës sonë dhe më gjerë! ..

Duke falënderuar atdhedashsit bizneset e televizionet, mediat sociale dhe elektronike veçanërisht TV OPOJA dhe bizneset e tjera, shpresojmë që deri të premten 25.02.2022 të gjejmë mbështetjen sponsorizuese dhe ku të shtunën me datë 26.02.2022 për hir të transparencës do të publikojmë të gjithë artëdashësit dhe bizneset që ndihmuan dhe nuk ndihmuan në hapjen e ekspozitës së radhës humane kushtuar ditës së mësuesve dhe nënave, ditë të veçanta gëzimi dhe ku do të ekspozohen mbi 40 piktura të teknikës së vajit, teknikës së kombinuar etj.! ..me respekt prof.Sh.Mejzin “Art Profi”

Lajme të përafërta

Njoftim i rëndësishëm për banorët e fshatit Shajne të komunës së Dragashit

TV OPOJA
February 8, 2022

Dr Rafet Abazi nga sot është pjesë e “Ortomedica Hospital”

TV OPOJA
December 7, 2021

Nga Holanda i kushtojnë poezi Ymer Prizrenit (Poezi)

TV OPOJA
November 11, 2018
Exit mobile version