TV OPOJA
Aktualitet

Eksluzive: TV Opoja siguron listën e anëtarëve të kryesise së re të klubit futbollistik ‘Opoja’

Pas shumë perplasjesh e negociatash si duket punët po marrin udhë sa i perket reformave e ristrukturimit të klubit. Me datë 6 janar klubi ju besua Ardian Muhametit pronar i Ard Com sh.p.k.

Në njoftimin zyrtar të klubit futbollistik ‘Opoja’ atë kohë njoftohej nder të tjera se “i mbetet kryetarit të ri reformimi,ristrukturimi dhe emerimi i kryesise dhe strukturave tjera drejtuese”.

TV Opoja nga një burim i sigurt brenda klubit ka marrë informacione se tani më kryetari i ri e ka ndarë mendjen se kush do të jetë përberja e re e kryesisë. Sipas këtij burimi konfidencial kryesia e re përbehet nga këta emra:Driton Zejnullahu, Ramadan Jashari, Hesaf Jonuzi, Fitim Kahrimani, Sehad Kalanderi, Samet Gerdellaj, Hajrim Arifi, Bashkim Emini.

Gjithashtu mesohet se Driton Zejnullahu do të jetë i ngarkuar edhe me çeshtjet financiare ndersa Ajas Myrtezani i ngarkuar edhe me riorganizimin e shtabit teknik-sportiv.

I kontaktuar gjatë ditës së sotme nga TV Opoja, kryetari i klubit Ardian Muhameti në pyetjen tonë se a mund të konfirmosh se tani më ke përzgjedhur bashkëpunëtoret e ngushtë as nuk pohoi e as nuk mohoi emrat që ka siguruar televizioni ynë.

U mjaftua me deklarimin se “Jemi në përgaditje intenzive në të gjitha drejtimet. Nuk dua të komentoj emra të perveçem, por kemi patur biseda dhe konsultime me të gjithë akteret e rendësishem duke nisur nga udhëheqësit komunal,drejtuesit e ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sporteve,të Federatës së Futbollit,miq dhe dashamir të sportit brenda komunës tonë dhe jashtë vendit të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre për një klub që do të jetë simbol i suksesit në nivel vendi. Së shpejti do të kem një takim edhe me lojtarët dhe shpresoj të ndaj lajme të mira me ata.”

Në insistimin tonë për të konfirmuar vërtetesinë e listës me emrat e kryesisë së re z. Muhameti u përgjigj se sonte nuk mund të them asgjë por në ditet në vijim do të bëhet publike kryesia dhe shtabi teknik.

TV Opoja do ju mbaj të informuar me të rejat nga zhvillimet në klubin e vetëm të komunës tonë.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Një javë me aktivitete sportive për nder të pavarësisë, sot u luajtën finalet (Video, Foto)

TV OPOJA
February 16, 2023

Arrestohet një person në Dragash pasi hapi lokalin e tij të hënën në mëngjes

TV OPOJA
April 6, 2020

Kryetari Bexhet Xheladini bën një veprim të papritur!

TV OPOJA
December 29, 2021
Exit mobile version