Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deputeti goran e ka braktisur Grupin 6+.
Kjo do të thotë se ky grup parlamentar do të shuhet ngase nuk plotëson numrin e deputetëve për të formuar një grup parlamentar.
Lista Serbe tani pritet të ketë 11 deputetë dhe do të forcojë rolin e saj në parlament.
Pikërisht tre ditë më parë, Gjykata e Prizrenit kishte liruar nga akuza e sulmit dhe e kanosjes të akuzuarin, deputetin Hodza./Indeksonline/