TV OPOJA
Kosova

Ekskluzive: Shuhet Grupi 6+, Adem Hodza kalon në Listën Serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deputeti goran e ka braktisur Grupin 6+.

Kjo do të thotë se ky grup parlamentar do të shuhet ngase nuk plotëson numrin e deputetëve për të formuar një grup parlamentar.

Lista Serbe tani pritet të ketë 11 deputetë dhe do të forcojë rolin e saj në parlament.

Pikërisht tre ditë më parë, Gjykata e Prizrenit kishte liruar nga akuza e sulmit dhe e kanosjes të akuzuarin, deputetin Hodza./Indeksonline/

Lajme të përafërta

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, jap dorëheqje

TV OPOJA
June 29, 2020

22 vjet nga rënia heroike e Jasharëve!

TV OPOJA
March 5, 2020

Baxhaku tërhiqet nga gara për të parin e LDK-së në Prizren

TV OPOJA
May 18, 2019
Exit mobile version