TV OPOJA
Kosova

Ekskluzive: Shuhet Grupi 6+, Adem Hodza kalon në Listën Serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deputeti goran e ka braktisur Grupin 6+.

Kjo do të thotë se ky grup parlamentar do të shuhet ngase nuk plotëson numrin e deputetëve për të formuar një grup parlamentar.

Lista Serbe tani pritet të ketë 11 deputetë dhe do të forcojë rolin e saj në parlament.

Pikërisht tre ditë më parë, Gjykata e Prizrenit kishte liruar nga akuza e sulmit dhe e kanosjes të akuzuarin, deputetin Hodza./Indeksonline/

Lajme të përafërta

Mërgimi nga Lëvizja Vetëvendosje në Sharr paiset me shtetësi Shqiptare

TV OPOJA
April 6, 2020

Kompania ” Universal Comerc ” ka financuar projektin për ngritjen edhe të një sherife të minares në Fshatin Bellobrad

TV OPOJA
September 13, 2018

Thaçi shpall listën e organizatave terroriste për vitin 2019

TV OPOJA
June 27, 2019
Exit mobile version