TV OPOJA
Aktualitet

EKSKLUZIVE: Ky është numri zyrtar i fletëvotimeve që do të numrohen për kryetar të Dragashit

Në ora 17:00, pritet të nis numërimi i fletëvotime që kanë ardhur me postë për kryetar të komunës së Dragashit, raporton televizioni Opoja.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, gjatë ditës në një përgjigjeje për redaksinë tonë, ka thënë se pas përfundimit nga afati 15 ditor, për  pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, janë pranuar 381 të supozuara me fletëvotime.

Televizioni Opoja, nga burime brenda KQZ-së ka mësuar se nga këto pako, janë pranuar 648 fletëvotime, ndërsa numërimi pritet të nis në ora 17:00.

Gara për të parin e Dragashit ka qënë më interesantja në kë zgjedhje, pasi që dallimi mes të parit dhe të dytit është vetë 17 vota.

Kujtomë që në bazë të rezultateve nga KQZ-ja, prin kandidati i PDK-së. SHABAN SHABANI, i cili ka marrë 5,739 vota apo 50.07%, ndërsa kandidati i LDK-së, BEXHET XHELADINI ka marrë 5,722 apo 49.93%./

Lajme të përafërta

Vonesat e pakuptimta të ndërtimit të rrugës Zhur-Sharr-Brod po marrin fund

TV OPOJA
June 2, 2021

QKMF “Adem Berisha” në Dragash pranon një donacion nga Action for Mothers and Children

TV OPOJA
June 2, 2022

Përplasja e asambleistit të VV-së, Laurat Krasniqi, me atë të LDK-së, Naser Myrtezani.

TV OPOJA
April 4, 2019
Exit mobile version