Të dielen me 17 tetor, janë mbajtur zgjedhjet Komunale në Republiken e Kosovës.
Njëra nga komunat më interesante është ajo e Dragashit, ku sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në garën për kryetar të komunës kryeson kandidati i Lidhjes Demokratike të Koosovës, Dr. Behxhet Xheladini me 4.445 vota apo 34.76%, i cili në ballotazh do të përballet me kryetarin aktual të Dragashit, Shaban Shabni i cili është kandidat nga radhët e Partis Demokratike e Kosovës dhe në raundin e parë ka marrë 4.318 vota apo 33.69.
Diferenca mes këtyre kandidatë është vetëm 27 vota, raporton televizioni Opoja.
Rezultat krejt tjetër është në garën për asamble komunale sipas të dhënave nga KQZ, ku PDK-ja prin para LDK-së bindshëm me 889 vota.
Televizioni Opoja ka arritur të siguroj një listë me votat e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.