TV OPOJA
Aktualitet

EKSKLUZIVE: Këto janë dy drejtoritë që pritet ti udhëheq Vetëvendosje në Dragash

Komuna e Dragashit foto nga Tv Opoja

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Dragash, ku fitues doli kandidati i LDK-së, Behxhet Xheladini, ka filluar edhe kompletimi i kuvendit komunal dhe drejtorive.

LDK-ja dhe Vetëvendosje kishin nënshkruar një marrëveshje para balotozhit, e cila filloi të zbatohet javën që lamë pas, ku Uran Halimi nga LVV-ja u zgjodh kryesues i kuvendit komunal të Dragashit, kandidatur kjo e përkrahur edhe nga partit minoritare, raporton LAJME365.

Kryetari i ri i Dragashit, Behxhet Xheladini, deri më tani ka zyrtarizuar vetëm drejtorin e Administratës Publike, e ai është Vetim Ramadani, i cili është pjesë e LDK-së.

Xheladini në një intervistë për Radio Sharrin, ka treguar se si do të jetë edhe ndarja e drejtorive në Dragash, ku sipas tij Vetëvendosje do të udhëheq me dy drejtori dhe do të ketë edhe nënkryetarin e komunës, LDK-ja do të udhëheq me tri drejtori dhe partit e komuniteteve do ti udhëheqin tri drejtori të tjera.

Lajme365, nga burimet e saj mbrenda këtyre subjekteve politike, ka mësuar se Levizja Vetëvendosje do ta udhëheq Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Financave.

Në javën e ardhëshme mund të ketë edhe zyrtarizime rreth drejtorive dhe emrave që do të jenë pjesë e qeverisjes së re në Dragash./Lajme365.com

Lajme të përafërta

Mullinjtë e harruar të Dragashit

TV OPOJA
October 27, 2018

Krasniqi: Qytetarët e Dragashit pa dallime etnike e partiake do ta përkrahin kryetarin Shabani në balotazh

TV OPOJA
November 3, 2021

Dragash me nga 150 euro dënim me gjobë për të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor dhe sulm

TV OPOJA
March 12, 2020
Exit mobile version