TV OPOJA
Sporti

Edhe stadiumi i fshatit Blaç do të pajiset me tapet artificial

Kryetari i komunës sot ka qëndruar në Prishtinë, ku ka qenë pjesë e takimit me kryeministrin dhe pas tij ka pasur një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi.

Në atë takim, sipas kryetarit, është biseduar për përfundimin e ndërtimit të stadiumit në qytetin e Dragashit, si dhe për vendosjen e tapetit artificial në stadiumin e fshatit Blaç.

Vlen të theksohet se stadiumi i qytetit është thuajse i përfunduar dhe së shpejti pritet të jetë gati që KFOPOJA të luajë aty ndeshjet e saj, pasi këtë sezon ndeshjet në shtëpi po luhen në stadiumin Arbanasit.

Ndërsa në bazë të këtij njoftimi kuptojmë se edhe stadiumi në fshatin Blaq, i cili fillimisht ishte menduar të funksionalizohej si fushë dytësore deri në ndërtimin e stadiumit të qytetit, do të pajiset me qilim artificial në vend të barit natyror.

Më poshtë njoftimi i plotë i kryetarit në rrjetin Facebook:

Lajme të përafërta

U mbajt kuvendi i klubit të shahut SHARRI

TV OPOJA
April 10, 2022

Përmbysje e madhe e fitore madheshtore, fitorja e dytë radhazi nga KF OPOJA (Foto)

TV OPOJA
April 5, 2019

Sefidin Mejzini kërkoj që kërkesa për një fushë sportive në “Mejda të Opojës” të pezullohet për një kohë të pa caktuar.

TV OPOJA
May 3, 2019
Exit mobile version