TV OPOJA
Shëndetësi

Edhe pas pensionimit Dr Hatim Baxhaku vazhdon të kontribuojë në profesionin e tij.

Dr Hatim Baxhaku është nga komuna e Dragashit, e që profesionin e tij të mjekut në kirurgji e kishte ushtruar për shumë vite në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Pasi që Dr Hatim Baxhaku kishte festuar 65 vjetorin e lindjes njeherit ai dhe u pensionua nga puna që për të cilen kishte kontribuar për shumë vite të tëra.

Për Televizionin Opoja, Dr Hatim Baxhaku, theksoi se edhe pse unë tani më jam i pensionuar por dëshira dhe vullneti i madhë për të ju dal qytetarëve në ndihmë mjekësore është i madhë.
E ku pikërisht tani jemi në një situatë jo të zakonshme Doktori thotë se nevoja për të u dal në ndihmë mjekësore qytetarëve është më së e nevojshme.

Dr Hatimi nuk mundi të qendroi aspak larg punës edhe pse tashmë si i pensionuar vendosi që të angazhohet si mjek kirurgjik në spitalin privat “Ortomedica” në Prizren.

Spitali “Ortomedica” në Prizren, në 5 vjetorin e funksionimit ka hapur edhe Degën e Kirurgjisë.
Pas shërbimeve ortopedike dhe të fizioterapisë, në Spitalin ” Ortomedica” është hapur edhe Dega e Kirurgjisë.

Drejtoresha ekzekutive e këtij spitali, Donjeta Ahmetaj- Rexha, tha se hapja e Degës së Kirurgjisë në këtë 5 vjetor të spitalit, është në kuadër të angazhimeve për zgjerimin e ofrimit të e shërbimeve kualitative ndaj qytetarëve.

Në degën e Kirurgjis në Spitalin “Ortomedica” puna do të filloj që nga java e ardhshme por që me operacione kirurgjike do të filloj pas datës 23 Nëntor 2020 thotë Dr Hatim Baxhaku.

Por për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime kirurgjike luten që të kontaktojnë paraprakisht në Tel:+383 49 321 400 dhe +383 29 222 600

Termini paraprak është i detyrueshëm.

“Ortomedica Hospital” – Aty ku rruga drejtë një jete të shëndetshme është shumë e shkurtër.
Ju mirëpresim!

Lajme të përafërta

Zemaj jep lajmin se 1500 specializantë do t’i bashkohen institucioneve shëndetësore

TV OPOJA
October 5, 2020

Sulmohet infermieri në Dragash, arrestohet autori i rastit!

TV OPOJA
June 18, 2021

Kërkohen ekipe mobile për vaksinim, disa nga të moshuarit nuk mund të lëvizin

TV OPOJA
April 22, 2021
Exit mobile version