TV OPOJA
Kronika

Edhe komuna e Dragashit iu përgjigj thirrjës për shënimin e Ditës Olimpike (Video, Foto)

Edhe komuna e Dragashit sot iu bashkua thirrjës së Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe shumë komunave tjera të Republikës së Kosovës në shënimin e Ditës Olimpike.

Duke parë qëllimin e festimit të Ditës Olimpike që është promovimi i pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës në sport, pavarësisht moshën, gjininë dhe aftësitë, Komuna e Dragashit me kënaqësinë më të madhe i është  përgjigjur pozitivisht ftesës së Komitetit Olimpik të Kosovës, për të promovuar sa më shumë sportin tek fëmijët.

Rreth 15.000 fëmijë të Kosovës duke ju përfshire edhe 250 nxënës të Komunës sonë, vajza e djem të lindur në vitin 2008, vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u tubuan për të vrapuar e të dëshmojn se të rinjtë dhe të rejat e Kosovës e duan sportin.

Kjo ditë sportive u organizua si bashkëpunim në mes të Komitetit Olimpik të Kosovës, Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Naser Tafili nga Opoja triumfues në shumë gara të shahut.

TV OPOJA
March 29, 2021

Në komunën e Dragashit u inaugurua Këndi i Kurajos (Video, Foto)

TV OPOJA
June 15, 2023

Shënohet 11 Tetori – Dita Ndërkombëtare e Vajzës (Video, Foto)

TV OPOJA
October 12, 2020
Exit mobile version