TV OPOJA
Aktualitet

E aksidentojnë duke ecur, invalidit të Luftës i kërkohet që edhe frakturat (gipsin) për kurimin e lëndimeve trupore t’i blejë vetë!

Myzafer Ramadani, veteran si dhe invalid i luftës, ditë më parë kishte pësuar një aksident të rëndë.
Në fshatin Bellobrad të komunës së Dragashit, Myzaferi ishte goditur me automjet nga një ngasës automjeti, ku i njëjti ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa u hetuar nga askush.

Më të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës, të aksidentuarin e dërgojnë në Qendrën Emergjente në Dragash, nga ku këta të fundit e udhëzojnë në Spitalin Rajonal në Prizren.
Sipas raportit të Spitalit Rajonal në Prizren, të aksidentuarit i kërkohet që të bëj pagesë për të vendosur gjashtë lloje të frakturave (apo gipsave siç njihen në gjuhën popullore), të nevojshme për kurimin e lëndimeve në pjesë të ndryshme trupore.

Pacienti, njëkohësisht invalidi i Luftës Çlirimtare, për shkak të kushteve ekonomike, kishte kundërshtuar për t’i paguar ato.

Myzafer Ramadani është veteran si dhe invalid i luftës, është nga të rrallët që nuk merr asnjë mbështetje sociale edhe pse e gëzon statutin e veteranit.

Sot Myzaferi po përballet me dhimbje të mëdha për shkak të mjeteve financiare të cilat i duheshin për të paguar shërbimet mjeksore, e të cilat nuk i posedonte.

Lajme të përafërta

5 mijë euro për dezinfektimin e objekteve Institucionale në Dragash

TV OPOJA
April 5, 2020

Majlinda Kelmendi e fiton luftën e parë në Lojërat Evropiane

TV OPOJA
June 22, 2019

Dy botime me analizë shkencore nga Dr Mevlan Qafleshi!

TV OPOJA
August 13, 2020
Exit mobile version