Në një njoftim të publikuar nga faqja e fshatit Buçe në rrjetin social Facebook thuhet se raportimi i fundit për dy raste pozitive nga fshati i tyre është gabim nga Institutit i shëndetësis njofton televizioni Opoja.
Ata thonë se deri me tani nuk ka ndonjë rast të infektuar me Covid-19 në fshatin e tyre por kërkojnë që mos të behet panik por njeherit kërkojnë që te kenë kujdes.
Ky është postimi i tyre në Facebook
Të nderuar bashkë fshatarë të fshatit Buçe. Ju njoftojë se është bërë gabim nga Instituti i Shëndetsisë lidhur me 2 rastet me Covid19 në fshatin Buçe. Andaj nuk ka vend për panik, pasi që nuk kemi raste në fshat. Ju deshirojmë shëndet.
Panik Jo!
Kujdes Po!